Ghost Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A e dini se ...!!

Go down

A e dini se ...!! Empty A e dini se ...!!

Post  Admin&Ghost Wed Jul 01, 2009 10:28 am

Gjate tere vitit ,femrat blejnë 75% te çokolatave te shitura ne bote ; kurse gjatë diteve dhe minutave para dhe ne diten e "Shen Valentinit" ,meshkujt jan ata qe blejnë 75% te çokolatave.Fitimet nga shitja e çokolatave kalojnë shumën prej 1 miliard dollarësh...

Dikur eshte menduar se 14 Shkurti shënon ditën e parë të qiftëzimit të zogjve gjatë një sezoni të caktuar.Për këtë shkak ,njerëzit filluan të shkëmbenin dhurata ne mes vete, pikërisht në këtë ditë....

Në vitet 1800, mjekët zakonisht i këshillonin pacientët e me zemër të thyer të hanin çokolatë për ta shëruar dhimbjen e tyre...

Kartolina më e vjetëre ditës se Shën Valentinit është ekspozuar në muzeun e Londrës .Duka i Orleans-it ia kishte dërguar këtë kartolinë gruas së tij në Francë në vitin 1415 në atë kohë,Duka ishte i burgosur në Kullën e Londrës .....

Besohet që trëndafili i kuq ishte lulja e preferuar e Venerës,Perëndeshës Romake të Dashurisë dhe Babait të Kupidit .....

Rreth 110 milionë Trëndafila të kuq shiten në ditën e shën valentinit , kurse 60% e tyre prodhohen në Kaliforni.....

Në mesjetë, njerëzit të cilët nuk dinin të shkruanin emrin e tyre nënshkruheshin me një "X" para një dëshmitari edhe më pas e puthnin "X-in" për ta dëshmuar sinqeritetin e tyre.Shumë njerëz besojnë që kështu shkrojna "X" u bë sinonim i puthjes....

Dita e Shën Valentinit është sinonim i çokolatës..A e keni ditur se njerëzit konsumojnë çokolatën për më shumë se 2000 vite??Ajo nuk ka filluar të konsumohet si shqerkë/ëmbëlsirë por sikur pije!!

Në fillim të vitit 1500,perandori Astek,Montezuma i meksikos pinte gjer në 50 gota me çokolatë në çdo ditë.....

Çdo i dhjeti amerikan blen stoli të çmuara ,si dhuratë për ditën e Shën Valentinit .Në shkurt të vitit 2005,fitimet nga shitja e stolive arritën vlerën 2.4 miliard dollarë.....


Alexander Graham Bell ka aplikuar për patentën e shpikjes së telefonit , të njohur si "Improvement In Telegraphy",pikërisht në ditën e Shën Valentinit ,në vitin 1876...
Admin&Ghost
Admin&Ghost
Admin

Posts : 77
Join date : 2009-06-30
Age : 27
Location : Therand

https://ghost.niceboard.com

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum